Rinas, prishen 6 objekte të paligjshme - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik ka zhvendosur aksionin e prishjes se objekteve pa leje, ne rrugën qe te çon drejt aeroportit te Rinasit. Fadromat kane rrafshuar 2 karburante, 2 lokale, një servis automjetesh dhe nje lavazh. Sipas verifikimeve te bëra nga INUK te 6 objektet e prishura rezultojnë te jene te paligjshme. E gjithë kjo sipërfaqe do te mbillet me peme, sipas projektit te miratuar. Megjithëse situata ka kaluar e qete, një prej administratoreve te objekteve thotë se është lajmëruar shume vone për aksionin. Përfaqësuesit e INUK kane thene për Vizion Plus se gjithçka eshte kryer ne ligjshmëri te plote. INUK po risheh çdo dosje objekti qe mund te rezultojë i paligjshëm ne këtë aks rrugor.

Recommended