Mbyllen 12 shkolla të mesme - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Listës së mbylljes së disa Universiteteve private në vend u janë shtuar edhe 12 shkolla të mesme të cilat ushtrojnë aktivitet me kohe te pjesshme. Rezultatet e dobëta dhe tragjike siç i ka konsideruar Zëvendës Ministrja e Arsimit Nora Malaj, të provimeve shtetërorë të këtij viti, kryesisht gjuhë letërsia dhe matematika çuan në konstatimin se një pjesë e tyre janë jashtë çdo standardi mësimdhënie. Për këtë ministria, përmes një urdhri, ka vendosur mbylljen e tre shkollave parauniversitare private në Durrës, 2 në Elbasan, 3 në Tiranë si dhe një në Vlorë, Mat, Lushnjë dhe Kuçovë. Po cilat janë shkeljet e vërtetuara në këto objekte të arsimit? Sipas zëvendës ministres nxënësit e këtyre shkollave nuk duhet të shqetësohen për vijueshmërinë e arsimimit të tyre. Grupe pune janë ngritur posaçërisht për t?i ndihmuar ata në transferimin në shkollat të tjera publike. Për këtë shpenzimet do të mbulohen nga vetë institucionet private arsimore ku këta nxënës kanë paguar për tu shkolluar, pra shkollat private që do të mbyllen. Gjithashtu këto shkolla duhet të t?i pajisin nxënësit me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, në mënyrë që ata të transferojnë studimet brenda 10 shtatorit 2014.Lista me 12 shkollat e mesme private qe do te mbyllenShkolla Qyteti?Talenti? Durrës?3 janari? Durrës?Migjeni? Durrës?Iliria T? Elbasan?Arianiti? Elbasan?Vitrinat? Tiranë?Eurovizion is? Tiranë?Inkus network? Tiranë?Daka? Lushnjë?Nëna Mbretëreshë Geraldinë? Mat?Vëllezërit Frashëri? Vlore?Sami Frashëri? Kuçovë.

Recommended