Rama: Tani koha për “drejtësi” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne nje interviste per Vizion Plus lideri i maxhorances Rama deklaroi se konferenca e Ballkanit Perëndimor vërtet përçoi mesazhin e perspektive evropiane te vendeve te rajonit dhe nevojën per bashkëpunim mes tyre por, si gjithnjë pjese e kësaj konference dhe pjese e deklaratës përfundimtare u be edhe ceshtja e sistemit te drejtësisë dhe luftës kundër krimit te organizuar e korrupsionit, pasi per te gjithë eshte e qarte se nuk mund te kete anëtarësim ne BE pa nje sistem drejtësie te besueshëm. Pa luftën kundër korrupsionit e pa nje sistem drejtësie te besueshëm nuk ka siguri juridike e nuk ka praktikisht mundësi qe ne te bëhemi si gjithë Europa. Asgjë e re per veshët tane, diçka e përsëritur te cilën duhet ta dëgjojnë ata qe ende kane dyshime apo mëdyshje per reformën ne drejtësi. Reforma ne drejtësi do te behet, do te behet e thelle dhe padyshim behet fjale per nje kancer jo për nje grip dhe kanceri luftohet me agresivitet nuk luftohet me aspirine. Deklarata prej 18 pikash e miratuar nga 8 vendet e Ballkanit Perëndimor ne Berlin, kishte 3 momente qe fokusoheshin vetëm tek forcimi i qeverisjes se mire; ku përfshihej edhe nevoja qe opozita te kete mundësi te luaje rolin e saj ne parlament. Për kryeministrin Rama eshte momenti qe Partia Demokratike. e cila ndodhet jashtë Kuvendit te lexoje mesazhin e duhur ne kete deklarate. Shpresoj qe opozita ta lexoje deklaratën dhe te nxjerre konkluzionet e veta, nëse opozita lexon deklaratën si nje thirrje ndaj qeverise per t?i bere opozitës ?babysiterin? lexon ne nje gjuhe tjetër , lexon nje deklarate tjeter , lexon mbrapsht. Shpresoj te lexoje ne gjuhen e duhur deklaraten e duhur. Një dite me pare ne Berlin, kancelaria gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Komisionit Europian Barroso deklaruan se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor eshte ne Bashkimin Europian dhe ndihma e be do te jete jo vetëm politike por, edhe financiare nëpërmjet mbështetjes me projekte konkrete qe arrijnë vleren e 12 miliardë eurove qe do te jepen përgjatë viteve 2014 -2020.

Recommended