Vjedhja e bankës, prokuroria kërkon “arrest me burg” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës ka zhvilluar këtë te shtune rivlerësimin e masave te sigurisë për 7 te arrestuarit e akuzuar si te implikuar ne supervjedhjen e 713 milionë lekeve ne thesarin e bankës se shtetit. Seancat nisen qe ne orën 11:00 dhe për secilin prej te akuzuarve, prokuroria ka kërkuar qe te lihet ne ?arrest me burg?. Sipas organit te akuzës, ata janë përgjegjës per vjedhjen ne përmasa te mëdha ne bashkëpunim, duke shpërdoruar detyrën. 6 prej te akuzuarve janë punonjës te Bankës Qendrore, ndërsa i shtati, është nipi i Ardian Bitrajt: ai akuzohet për moskallëzim krimi. Dhimitër Davidi, me detyrë vëzhgues-operator, pranë Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes ishte përgjegjës për sigurinë në banke. Ai duhej te mbikëqyrte kamerat e sigurisë, por nuk ka raportuar asnjë problem. Myzejene Belba, me detyrë specialiste e Arkës Stok; kishte nen përgjegjësi te kishte një kopje te tre çelësave qe duheshin per te hyre ne magazinën ku ndodheshin leket dhe ne fakt ajo ia kishte lëne atë çelës Ardian Bitrajt. Edhe Lavdim Canaj ishte specialist i Arkës Stok. Ashtu si kolegia e tij, ai akuzohet se nuk e ka mbajtur një kopje te çelësave. Te akuzuarit e tjerë janë Petrit Ramohitaj, me detyrë përgjegjës i Arkës në Veprim. Ai dyshohet se nuk ka kontrolluar gjendjen e arkes, duke rakorduar veprimet. E njëjta akuze vjen edhe për Liljana Tushen, me detyrë specialiste e Arkës në Veprim. Ndërsa Bashkim Xhilaga, me detyre shef i arkës se stokut dhe ne veprim, dyshohet se nuk ka kryer detyrën e tij, duke neglizhuar shkeljet e rregullores nga vartësit. I shtati nen akuze është Klevis Bejtaj nipi i Ardian Bitrajt, personi qe dyshohet se kishte dijeni per veprimtarinë kriminale por qe nuk e ka raportuar atë.

Recommended