Një shtëpi e re për Mjedën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në këtë shtëpi dy katëshe të stilit neoklasik, e ndërtuar në vitin1906 në fshatin Kukël të Shkodrës ka jetuar poeti i madh Ndre Mjeda. Në 77-vjetorin e vdekjes së tij ky monument kulture ka një tjetër pamje falë rikonstruksionit të plotë të tij.Në nder të poetit të madh shkodran kjo qendër muzeore është shndërruar në një takim mbarëkombëtarë folklorik me performancat e grupeve popullore nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi. Ky aktivitet hap edhe siparin për aktivitetet që Ministria e Kulturës do të organizojë për ardhjen në Shqipëri të Papa Françeskut.Tashmë i rindërtuar, vendi ku jetoi për një periudhë 30-vjeçare Poeti i Madh Mjeda do të ketë mundësin të vizitohet nga turistë të shumtë.

Recommended