“CEZ, Abuzim 330 Mijë dollarë” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria Berisha ka shpenzuar 330 mije dollarë për konsulence ne sektorin energjik me kompaninë paton box. Por qe nga lidhja e kësaj kontrate e deri ne përfundim te mandatit te tyre qeverisës te 2013, nuk ka asnjë shkrese te vetme qe te verifikoje efektin e kësaj konsulence. Për ministrin e energjisë Damian Gjiknuri, kjo kontrate është një abuzim skandaloz, përgjegjësit e te cilit duhet te dalin para drejtësisë. Duke dhëne sqarime ne komisionin e ekonomisë për marrëveshjen e pajtimit te arritur me kompaninë ceke CEZ, gjiknuri tha se qeveria Rama ia arriti te shmange procedurat e arbitrazhit te cilat do te ishin ne dem te shtetit shqiptar. por kreu i komisionit te ekonokmise erjon brace kërkoi qe te ndiqen penalisht personat përgjegjës qe sollën rrënimin financiar te sistemi enrgjitik. Komisioni miratoi marrëveshjen e pajtimit mes qeverise dhe kompanisë CEZ, e cila parashikon një pengesë prej 95 milion euro per 4 vite.