Nismat e shumicës për KLD-në - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i Këshillit te Larte te Drejtësisë per te mos shkarkuar anëtarin e këtij këshilli Gjin Gjoni, duket se tashme ka vene ne lëvizje mazhorancen per te marre masa ndaj KLD. Pas deklaratave publike te dy partive me te mëdha te shumicës PS dhe LSI ne mbështetje te ministrit te drejtësisë Naço dhe kundër Këshillit te Larte te Drejtësisë çështja qe mbetet për t'u diskutuar është si do ndërhyje mazhoranca ne KLD dhe për këtë nuk mungojnë as hapësirat dhe as precedentët. Se pari mazhoranca mund te marre masa deri ne shkarkimin e anëtareve te zgjedhur nga parlamenti dhe për këtë i vijnë ne ndihme ndryshimet ligjore qe pritet te diskutohen javën e ardhshme ne komisione. Këto ndryshime plotësojnë boshllëqet e ligjit aktual duke sanksionuar ne nenin 2 te projekt-ligjit rastet kur shkarkohen anëtaret e KLD. Por mazhoranca mund te përdore edhe komisionin hetimor për te shkarkuar anëtaret e KLD te zgjedhur nga Parlamenti; pasi tashme precedenti është krijuar nga e djathta kur ishte ne pushtet me komisionin hetimor për shkarkimin e kreshnik spahiut nga posti i nënkryetarit te KLD. Një skenar qe po diskutohet është edhe riformatimi i plote i KLD një zgjidhje qe do t'i jepte përgjigje akuzave te forta qe mazhoranca ka artikuluar ndaj këtij institucioni. Por te gjitha opsionet sot janë te hapura ne tavoline dhe ende nuk është marre asnjë vendim; e vetmja çështje e qarte është qëndrimi i ministrit Naço se me këtë KLD nuk bashkëpunohet. Kërkesa e Ministrit te Drejtësisë per Gjin Gjonin, mori vetëm 1 vote pro dhe 12 kundër; moment ky qe nxiti akuza te ashpra nga ana e mazhorances.

Recommended