Basha: Vendi në krizë nga Rama - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendi po kalon një situatë të rëndë ekonomike dhe sociale. Kështu është shprehur kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në kuvendin zgjedhor të demokratëve në Malësi Te Madhe. Sipas tij qeveria nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e dhëna.
"Legalizime falas, e nënshkroi në mes të Kamzës ndërkohë në buxhet ka parashikuar 1.3 miliardë lekë të ardhura nga legalizimet. Shëndetësi falas e dëgjuan shqiptarët. Shëndetësia është në ditën e saj më të zezë. Rend dhe siguri brenda 300 ditëve, a thua se morën të qeverisin. Çfare ligji kanë sjellë një vit në Parlament që të hapin një vend të ri pune. Asnjë ligj, por kanë sjellë ligje që mbyllin vendet e punës".
Basha u shpreh se kërkon mbështetjen popullore ndaj Partisë Demokratike për ta drejtuar këtë forcë drejt fitores.