Vonesat në Portin e Sarandës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasagjerët e kësaj anijeje të ankoruar në portin e Sarandës janë detyruar te presin mese dy orë për të zbritur, për shkak te vonesave në shërbimet portuale. Kostas Zafiris është drejtuesi i një agjencie turistike greke që i ka sjellë ketë vizitore në Sarandë për turizëm. Sipas tij vonesat janë të pajustifikueshme. Ankesat vijnë edhe nga operatorët e qytetit të Sarandës. Arben Çipa tregon se përveç vështirësive për gjetjen e vizitorëve ata përballen me pengesat e kota të krijuara nga kapitaneria e portit të Sarandës. Nga autoritetet portuale të qytetit bregdetar nuk jepet asnjë shpjegim për vonesat e krijuara ndaj anijeve dhe trageteve me pasagjerë.

Recommended