Vendimi për klubin Tirana - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas disa ore debatesh, këshilli bashkiak i kryeqytetit ka zgjidhur çështjen e klubit të futbollit Tirana, duke i dhënë atij një status të ri. Vendimi është pritur me entuziazëm nga tifozet e klubit të cilët ishin mbeldhur jashtë Bashkisë ku qënduan aty deri afër mesnatës së të mërkurës.Vendimi parashikon që asetet e klubit të kalojnë në përdorim. Tashmë, për 18 vite me rradhë klubi bardhë blu do të menaxhohet nga bashkia e Tiranës dhe aksionerët. Do të jenë të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite dhe jo vetëm sponzoret apo donatoret aktuale. Gjithsesi ky nuk është një privatizim i klubit, por vetëm një zbritje e aksioneve nga bashkia. Vlera e kapitalit do të jetë 104 milionë lekë, që do të mbulohet nga bashkia dhe donatorët. Edhe borxhi që ka klubi, do të paguhet përgjysem.

Recommended