Durrës, protesta në treg për taksat - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tregtarët e tregut industrial në Durrës kanë mbyllur njësitë e tyre të shitjes në shenjë proteste për detyrimin për t'u regjistruar pranë drejtorisë Rajonale Tatimore si biznes i vogël. Sipas tyre, taksat kundrejt tyre janë rritur shumë dhe ata e kanë të pamundur ta përballojnë këtë ndryshim edhe në kushtet kur vendi është në krizë ekonomike dhe për rrjedhojë ka rënë dhe fuqia blerëse. Kërkesat e tregtarëve janë formuluar nga kreu i sindikatës së tyre, Myslim Coka, sipas të cilit ata janë kundër ndryshimit të statusit nga tregtarë ambulantë në subjekte të biznesit të vogël. Burime nga drejtoria Rajonale Tatimore në Durrës kanë bërë të ditur se nuk ka asnjë lloj rritje taksash, por në terren ka nisur puna për regjistrimin e të gjithë tregtarëve. Ata nuk do të regjistrohen më në Qendrën kombëtare të regjistrimit, por tek drejtoria Rajonale e Tatimeve. Në kushte të tilla ky grup tregtarësh hyn tek subjektet që kanë nivelin e xhiros nga 0-2 milionë lekë dhe duhet të paguajnë tatimin e thjeshtuar në masën 25 mijë lek në vit. Gjithashtu, atyre iu shtohet edhe shuma 1294 lekë në muaj për sigurimet shëndetësore në bazë të ligjit. Më parë këta tregtarë i kanë paguar taksat pranë bashkisë, duke mos paguar tatimin e thjeshtuar, por një shume fikse më të vogël. Pak ditë më parë një protestë e ngjashme u zhvillua dhe në Lezhë, por atje subjektet tregtare u detyruan t'i binden ligjit pavarësisht përshkallëzimit të protestës.
Recommended