Isa Mustafa, rivali i përjetshëm i Thaçit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Isa Mustafa është lideri i LDK-së dhe synon që një rezultat i mundshëm pozitiv në zgjedhjet e 8 qershorit ta ngjisë në postin e kryeministrit. Ai ka qenë dhe kryetari i bashkisë së Prishtinës prej viti 2007 deri ne vitin 2013. I lindur ne Prishtinë në vitin 1951, rivali i Hashim Thaçit ka mbaruar studimet e larta per ekonomi. Mustafa eshte figure e debatuar shpesh ne media per lidhjet e kontestuara dhe të shkuarën në Jugosllavi. Që prej vitit 1974, ai ka qene pedagog ne Universitetin e Prishtinës. Kundërshtarët e tij pretendojnë se në ditën e sigurimit shtetëror jugosllav, më 13 maj 1981, kur filloi vala e ndëshkimit të dhe reprezaljeve për protestave të rinisë kosovare, roli i Isa Mustafes ne ato dite mbetet i mjegullt, pasi u emerua pjese e ekipit që mori masa disiplinore kundër studentëve.Gjithashtu, sipas të njëjtëve kritikues, gjatë viteve '88-'89 serish Isa Mustafa mbajti qëndrime publike qe e vënë në vështirësi ne karrierën e sotme politike pasi nuk dënonte linjën e Millosheviçit dhe Beogradit ne debatet televizive dhe ne media, madje ne disa raste është shprehur kundër autonomisë se Kosovës. I pasqaruar mbetet fakti nëse këto qëndrime kanë qenë të imponuara nga aparati i dhunshëm i kohës apo reminishenca të idesë së mosprishjes së Jugosllavisë.Në karrierën e Isa Mustafës, përballja e parë me Hashim Thaçin ka ndodhur në 1989-'90. Gjatë grevës së minatorëve Hashim Thaçi ishte një ndër drejtuesit e studentëve të Universitetit të Prishtinës, ndërsa Mustafa ishte në anën tjetër të barrikadës, pranë autoriteteve të kohës, i caktuar për të negociuar me studentët.Mustafa ka qenë në vitet 1991-1999 ministër i Ekonomisë dhe financave në qeverinë e Bujar Bukoshit. Pas luftës, kryesisht është angazhuar në punën shkencore dhe hulumtuese në institutin "Riinvest" dhe në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa nga muaji shkurt i vitit 2006 deri në zgjedhjen e tij për kryetar të komunës, në dhjetor të vitit 2007 ka qenë këshilltar i lartë i Presidentit të Republikës së Kosovës. Ne 2007-n zgjidhet kryetar i komunës se Prishtinës, ku qëndron deri ne vitin 2013.

Recommended