Kanceri që po vret shqiptarët, ISHP tregon shkaqet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kanceri është një nga problemet më të mëdha shëndetësore në Shqipëri. Studimi më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik tregon se vetëm në një vit shtohen 6000 raste të reja të të prekurve me këtë sëmundje. Rastet më të shumta shfaqen ne moshën mbi 40 vjeç. Por ajo që vërehet së fundmi është shtimi i rasteve ne moshe te re kryesisht te kanceri i gjirit për femrat. Më të shpeshta janë rastet e shfaqura tek meshkujt për kancerin e mushkërive, por edhe numri gjithnjë e në rritje i femrave në moshë 40-vjeçare, të prekura me kancerin e gjirit. Por jo të pakta janë rastet, kryesisht tek meshkujt për kancerin e stomakut dhe të zorrës së trashë. Shefi i sëmundjeve kronike në ISHP tregon për shkaqet kryesore të shfaqjes së kësaj sëmundjeje. Duke parë këtë situatë ministria e Shëndetësisë po punon për vënien në zbatim të strategjisë kombëtare kundër kancerit. Ajo që shihet si pikënisje e luftës ndaj kësaj sëmundje është identifikimi I saj në popullate përmes krijimit të një regjistri kombëtar për njohjen e të gjitha rasteve.  Kjo do të ndihmojë kryesisht në diagnostikimin, kurimin dhe parandalimin e sëmundjes.

Recommended