Durrës, projekt për shmangien e rrëshqitjes së tokës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rrëshqitjet e herëpashershme në kodrën e Currilave duket se do të marrin fund, pasi ministria e Mjedisit bëri të ditur nisjen e projektit për këtë qëllim. Nga ndërtesa e Universitetit deri në plazhin e Currilave, kodra përballë bregut të detit ka shënuar rrëshqitje të shumta të dherave, duke e transformuar rrënjësisht atë si dhe duke kërcënuar edhe disa lokale dhe banesa që gjenden në fund të kodrës. Banorët e vlerësojnë projektin e ri dhe kërkojnë që ai të përfundojë sa më shpejt. I pranishëm në nisjen e punimeve të këtij projekti ka qenë ministri i Mjedisit, Lefter Koka, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor në Durrës. Ministri Koka tha se ne jo vetëm do të zgjidhim problemin e rrëshqitjes, por edhe do t'i ofrojmë qytetarëve një park të bukur, të gjelbërt, të vizitueshëm për qytetarët dhe vizitorët.

Recommended