Rama: Opozita pengon statusin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar mbledhjen e grupit parlamentar socialist për të përcjellë disa mesazhe në lidhje me zhvillimet e fundit politike, por edhe strategjinë e mazhorancës. Për kryeministrin Rama, Shqipëria është më afër se kurrë marrjes së statusit kandidat, por akuzat e opozitës të pabaza sipas tij nuk e ndihmojnë rrugëtimin e vendit drejt Brukselit; edhe pse askush nuk e beson një force politike që kur ishte në pushtet lejoi mbjelljen e lendeve narkotike dhe tani akuzon qeverinë pse po e kap atë. Por fjala e Kryeministrit Rama nuk u përqendrua vetëm tek denoncimi i mashtrimeve të opozitës, por në këtë mbledhje grupi Rama shpalli edhe nisjen e punës për një reforme të re. Reforma në Drejtësi është një prej reformave kryesore që kjo mazhorancë ka premtuar ta realizojë aq më tepër që gëzon edhe shumicën e cilësuar prej 84 votash, për ta miratuar atë pavarësisht qëndrimit të opozitës.

Recommended