Ndalohet kalimi i Universitetit nga privati, drejt shtetit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndjekin shkollat e larta private, por diplomën në fund të studimeve synojnë ta marrin nga Universitetet publike. Kjo metode ka vite që aplikohet në arsimin e lartë dhe kryesisht në degët e mjekësisë. Çdo vit rreth 100 studentë të mjekësisë, stomatologjisë dhe farmacisë transferohen vitin e fundit të shkollës nga privati në Universitetin e Mjekësisë. Dhe kjo për dy arsye. Studentet siç thonë dhe vetë, eliminojnë kriteret seleksionuese gjatë pranimeve në Universitetin e Mjekësisë dhe synojnë diplomën e publikut për cilësinë dhe njohjen nga tregu i punës. Kompetencën për të vendosur numrin e transferimeve nga shkollat private në ato shtetërore deri tani e ka pasur Dekani i Fakultetit. Duke filluar nga viti i ardhshëm akademik, kjo procedurë nuk do të lejohet më. Profesor Myftar Barbullushi, një nga hartuesit e draftit për arsimin e lartë, tregon se reforma synon të ndalojë njëherë e mirë transferimet e studenteve nga shkollat private në ato publike dhe anasjelltas. Vetëm vitin e kaluar në Universitetin e Mjekësisë hyjnë nga shkollat private 118 studentë, gati ¼ pranimeve që aplikohet për degët e mjekësisë. Deri tani nuk është regjistruar asnjë kërkesë për të lënë Universitetin publik të Mjekësisë dhe për t'i transferuar studimet në privat. Ndërkohë Komisioni i Arsimit të Lartë do të ndalojë edhe studentet që ndjekin dy Universitete, dy shkolla masteri apo studime doktorate në të njëjtën kohë. Ata do të kenë mundësi të ndjekin vetëm njërën prej tyre.

Recommended