Rikthimi i sëmundjes se astmës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vitin 1997 në Shqipëri vetëm 3% e popullatës vuante nga azma, në ditët e sotme shifra ka shkuar në 13%. Mjafton kjo statistike për të kuptuar, se sëmundja që dikur ishte drejt zhdukjes tashmë është riaktivizuar. Nëse ne dimë faktorët e zakonshëm që e shkaktojnë prekjen nga azma, ku vendin kryesor e zë ndotja e ajrit, do të habiteni se cilat ushqime apo zakone tonat, renditen në shkaqet e sëmundjes. Moshat pediatrike janë më të rrezikuarit dhe gjithmonë e më shumë të prekur nga azma. 1 në 4 fëmijë vuan nga azma bronkiale. Viruset gripale në qarkullim janë gjithashtu faktorë që lëne te njerëzit, shenja që me kalimin e viteve shndërrohen në azëm. Studimet tregojnë se azma mjekohet keq. Vetëm 29-43% e pacienteve marrin medikamentet e duhura rregullisht, edhe si pasojë e mungesës së protokolleve të mjekimit. Nëse dikur azma cilësohej me sëmundshmeri të lartë, sot ka vdekshmëri të lartë, duke u renditur e dyta ndër sëmundjet kronike.

Recommended