Reforma territoriale, komisioni nis punën ditën e hëne - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca është e vendosur të fitojë kohën e humbur nga bllokimi i komisionit për reformën territoriale si pasojë e bojkotit të opozitës. Një ditë pasi Parlamenti shtoi numrin e përfaqësuesve të mazhorancës nga 8 në 9 duke i dhëne kuorumin e nevojshëm për ta mbledhur komisionin e vetme; përfaqësuesit e ekzekutivit dhe legjislativit Bledi Çuçi dhe Bashkim Fino kanë dalë para medias për të theksuar vullnetin e mazhorancës se reforma territoriale do të mbyllet në fund të muajit korrik. Mbledhja e parë e komisionit të reformës territoriale do të zhvillohet ditën e hëne. Komisioni do të përcaktojë si fillim kriteret mbi të cilat do të bëhet harta e re e Shqipërisë, me pas qeveria në baze të këtyre kritereve do të hartojë disa projekte për numrin e njësive vendore që do të ketë Shqipëria dhe pas konsultimeve me drejtuesit e pushtetit vendor dhe qytetaret do të miratohet në fund në Parlament harta e re e Shqipërisë.