"Lamaj kishte konflikte me shumë biznese" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arben Frroku dhe Dritan Lamaj kanë qënë më parë miq mes tyre, madje biznesmeni Frroku i kishte shkuar në shtëpi për ta ngushëlluar për vdekjen e të atit. Kjo është pranuar sot në Gjykatën e Krimeve të Renda, nga i vëllai i Arben Frrokut deputeti Kristian-Demokrat Mark Frroku, i cili ishte dëshmitari i radhës i thirrur nga organi i akuzës. Por deputeti Frroku nuk i ka dhëne përgjigje pyetjes se Prokurove se perse ishte prishur kjo miqësi, duke deklaruar se ish-shefi i komisariatit nr 6 kishte konflikte edhe me rreth 200 biznese të tjera të zonës. Gjithashtu Frroku ka deklaruar se nuk ka patur dijeni në lidhje me një konflikt të dajës se ish-kryekomisarit Lamaj, të cilit biznesmeni Arben Frroku i kishte sekuestruar banesën, pasi kishte lëne një shumë parash në lojërat e fatit të administruara prej tij. Vëllai i të pandehurit ka deklaruar se vrasjen e krykomisarit e kishte mësuar pasi u kishte ardhur policia për kontroll, ndërkohë që Arbeni ishte nisur drejt Greqisë me shoferin e tij Jak Jaku në udhëtim, për të cilin tha se kishte dijeni që prej disa ditësh. Por kjo pjese e dëshmisë ka rënë ndesh me deklarimet që po ai vetë ka dhëne menjëherë pas ngjarjes në Prokurori, ku kishte deklaruar se nuk kishte dijeni se Arbeni do të ikte në Greqi. Pas Frrokut ka dëshmuar edhe pronari i një Universiteti privat, Edmond Vlashaj, i cili tha se ishte konfliktuar disa herë me kryekomisarin Lamaj për shkak të dy incidenteve që kanë ndodhur në Universitetin e tij. Vlashaj tha se veprimet e dhunshme dhe të kundraligjshme të kryekomisarit i kishin detyruar të bënin marshim proteste kundër tij si dhe të shpërndanin postera në rrugë.

Recommended