Debati për kontrollin e SHISH - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror është shndërruar në një prej konflikteve më të ashpra mes shumicës dhe pakicës në Parlament. Duke iu referuar seancës së dështuar të raportimit të Visho Ajazit në Komisionin e Sigurisë, anëtari socialist i këtij komisioni Arben Çuko thekson kreu i shërbimeve sekrete nuk mund të raportoje pa u pajisur me certifikatë sigurië, për më tepër aktualisht ai është në kushtet e pavlefshmërisë së kryerjes së detyrës. Por nënkryetari demokrat i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, deklaron se sulmet janë vetëm politike pasi Visho Ajazi nuk ka nevojë për certifikatë sigurie.  Javën e kaluar deputeti socialist Pirro Lutaj depozitoi në Komision kërkesën për një grup kontrolli për SHISH, kërkesë e cila ende nuk është shqyrtuar.