Prefekti Vorpsi për task forcën e energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
18 mijë e 700 abonentëve, debitorë për një kohë të gjatë, iu është ndërprerë energjia në Tiranë, ndërkohë që 866 familjeve dhe bizneseve iu është ndërprerë lidhja e energjisë, e cila ishte bërë në mënyrë të jashtë ligjshme. Në një intervistë për Vizion Plus prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, thotë se deri tani kanë shkuar në prokurori 23 subjekte të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë.Por përse një numër kaq i vogël? Në fakt që të lidhësh një kontratë me CEZ-in duhet që të plotësosh disa rregulla njëra prej të cilave është që të kesh kontratën e qerasë të shtëpisë, hipotekën apo lejen e legalizimit. Pikërisht mungesa e abonentëve të cilët nuk kanë një kontratë e bën të pamundur identifikimin e tyre dhe e bën të pamundur procedimin penal.Arkëtimet e kompanisë "CEZ" për janarin në kryeqytet kanë arritur në masën 91%, ku pjesa më e madhe e atyre që kanë paguar faturat edhe ato të prapambetura janë familjarët. Sadi Vorpsi thotë se të gjithë punonjësit në prefekturë kanë dorëzuar faturën e paguar të energjisë, pas nismës që ai vetë morri personalisht. "Nëse nuk e paguajmë ne që e marrim rrogën nga taksapaguesit, si mund të paguajnë të tjerët...?"Mbeten për t'u parë rezultatet e aksionit dhe se sa të garantuar do të jemi ne që paguajmë rregullisht faturën e energjisë elektrike se atyre që i pritet lidhja e paligjshme në fund fare nuk do e rilidhin përsëri.