Banesat sociale të bashkisë do të jepen më qira - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është një nga banesat sociale, pronë e bashkisë së Tiranës, që do t'i jepet në përdorim familjeve të pastreha apo dhe atyre që janë në nevoje. Ky apartament në varësi edhe të sipërfaqes do t'i jepet me qira familjeve të kryeqytetit. Qiraja mund të shkoje nga 4 mijë deri në 10 mijë lek në muaj. Në varësi të sipërfaqes, kjo do të miratohet me vendim të këshillit bashkiak. Në një banesë të tillë familja në nevojë mund të qëndrojë për vite me radhë derisa ajo të rimëkëmbet ekonomikisht. Në total janë 385 apartamente që ndodhen në zonën e Shkozës që tashmë janë gati për t'u shpërndarë. Në këtë bllok banesash të shtrirë në 3 mijë metër katrore mund të strehohen deri në 1 400 banorë. Këto apartamente tashmë janë pronësi e bashkisë së Tiranës, edhe pse ato janë ndërtuar  prej vitesh, marrja e tyre në dorëzim u vonua, pasi sipas nënkryetares së bashkisë, administrata paraardhëse kishte një sërë borxhesh të pashlyera.

Recommended