Akademiku Krisafi për devijimin e rrjedhës së Vjosës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa diskutimet për devijimin e ujërave të lumit Radika nga Maqedonia, kanë mbetur në nivelin sa teknik edhe politik, por që askush nuk e mohon ngritjen e një hidrocentrali nga fqinjët tanë në dëm të pasurisë sonë ujore, debatet për devijimin e lumit Vjosa nga grekët, janë rinxjerrë në skenë nga akademikët tanë. Profesor Dr. Ksenofon Krisafi, u shpreh nga Gjirokastra, se qeveria greke ka një synim përmbi 40-vjeçar për të shmangur rrjedhën normale të këtij lumi, në favor të ngritjes së një hidrocentrali në kufirin e tyre. Sipas Krisafit, shumë vite më parë që në kohën e komunizmit, pala greke ka arritur të devijojë në vitin 1991 në masën 13 % rrjedhjen e ujërave të Vjosës, me ndërtimin e  hidrocentralit të Pigait, pranë Mecovos. Ndërsa vitet e fundit po tenton që të bindë autoritetet shqiptare për të devijuar këtë rrjedhë deri në 80 % të saj. Sipas Krisafit, shqetësimi i ri i lidhur me devijimin e ujërave të lumit Vjose në 80 % të rrjedhës së saj, zë fill në vitin 1988 kur  pala greke ka njoftuar atë shqiptare përmes një  raporti teknik të dorëzuar në qytetin e Gjirokastrës dhe pikërisht në mbledhjen e komisionit të përbashkët shqiptaro-grek për ekonominë ujore. Vjosa është një lumë i përbashkët që i takon Shqipërisë dhe Greqisë dhe në të sipas konventave të së drejtës  ndërkombëtare nuk mund të vihet dore në mënyrë të  njëanshme nga asnjëra palë. Ndërsa për Radikën ka një reagim publik dhe deklarim të qeverisë shqiptare, për lumin Vjosa nuk ka ende ndonjë qëndrim publik apo qeveritar, përveç këtij të akademikut Krisafi.

Recommended