Kontroll ilaçeve në treg - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Shëndetësisë po kalon në "sitë" barnat që qarkullojnë në tregun shqiptar. Krahas hartimit të projektligjit të ri për ilaçet, një grup pune është në përfundim të kontrollit të medikamenteve të importuara në periudhën korrik-nëntor. Bëhet fjalë për 400 medikamente të cilat janë zhdoganuar por nuk janë lejuar të hidhen në treg, për shkak të rishqyrtimit të regjistrimit që është bërë në kohë të shkurtër ndonjëherë edhe çështje orësh. Ardiana Capi, Drejtore e Drejtorisë Farmaceutike tregon për Vizion Plus se Ministria e Shëndetësisë ka tërhequr edhe një bar nga tregu. Projektligji i ri për barnat parashikon kontrolle të rrepta për 4900 tipet që qarkullojnë në tregun shqiptar. Gjithçka do të bëhet edhe përmes farmakovigjilences, pjese e agjencisë së barnave që do të ngrihet pas miratimit të ligjit. Faza e dytë e kontrollit të ilaçeve që konsumojmë, është receta elektronike dhe kontrolli i ilaçit në farmaci. Deri atëherë çdo pacient duhet të ketë parasysh këto rregulla të thjeshta.