Studimi, puna gjatë natës shkak për atakun kardiak - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Njerëzit që punojnë edhe gjatë natës janë më të prirur që në të ardhmen të vuajnë nga sëmundje vdekjeprurëse. Ky është konkluzioni i shkencëtarëve të "Qendrës kërkimore për gjumin" në Universitetin e Surreit në Britaninë e Madhe. Në një vëzhgim afatgjatë që i janë bërë 22 personave, të cilët shkurtojnë orët e gjumit për të punuar, janë të prirur të preken nga diabeti, ataku kardiak dhe kanceri. Sipas studiuesve, kjo ndodh për shkak se prishet ritmi normal i funksionimit të zemrës dhe trurit të njeriut. "Është njësoj si një shtëpi e cila në çdo dhomë ka orë të çakorduara nga njëra-tjetra." -- shprehet profesor Der Jan Dijk. Nga analizat rezultoi se personat që punojnë natën dhe flenë në orare të caktuara gjatë ditës janë më të predispozuar që të bëhen obezë. Ndërkohe, analizimi i ADN-së thotë një tjetër studiues i këtij grupi kërkuesish dëshmon se personat që punojnë natën janë më të prirur të pësojnë atak kardiak. Ekspertet thonë se njerëzit nuk e kuptojnë demin që i shkaktojnë trupit të tyre, pasi pasojat ndihen në një periudhë afatgjatë.

Recommended