Fluks aplikimesh për punë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
1 mijë persona kanë aplikuar për një vend pune në javën e parë të funksionimit të zyrës së punës. Matilda është një prej tyre. E gjetëm ndërsa plotësonte online CV-në e saj, në një prej kompjuterëve të kësaj zyre. Kjo 24-vjeçare na tregon se ka bërë punë të ndryshme, por ajo që i intereson në këtë moment është të marrë një zanat. Nëse një biznes do të marrë përsipër trajnimin e të rinjve si Matilda, mund të aplikojë për t'u bërë pjesë e fondit për nxitjen e punësimit. Ai për këtë vit kap shifrën e 271 milionë lekëve të rinj dhe konkursi është menduar të bëhet në një panel të hapur. Ky fond edhe pse në vlerë trefish më të ulët ka ekzistuar edhe më parë, por askush nuk di të thotë në ç`mënyrë u shpërnda ai dhe sa persona u punësuan. Fatjon Dhuli, drejtori i shërbimit kombëtar të punësimit për qarkun e Tiranës, na sqaron përfitimet dhe detyrimet që do të ketë një biznes i përzgjedhur. Pas mbarimit të trajnimit 6-mujor, biznesi ka detyrim të punësojë gjysmën e numrit të personave të trajnuar, përmes një kontrate punësimi një-vjeçare. Përzgjedhja behet nga vetë biznesi sipas aftësive që ka shfaqur punëkërkuesi. Pamja në zyrën e punës ndryshon nga punëkërkuesit tek "Ushtari i panjohur", pasi këtu më së shumti sheh të rinj, ndaj fasoneria nuk do të jetë e vetmja qasje e tregut. Në stendën e njoftimeve syri të kap vende afishimi bosh, që tregon se punëkërkuesit e parë kanë ndryshuar statusin e tyre, në të punësuar.

Recommended