Gratë viktima të dhunës, me urdhër mbrojtjeje - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ende pa u mbyllur ky vit, 23 gra janë bere viktima të dhunës në familje, një më shumë se në 2012-ën. Gratë janë vrarë në mënyra të ndryshme dhe në të gjitha rastet, policia ka referuar se vrasja është bërë pas një konflikti të çastit mes çiftit. Një prej tyre ishte edhe 45-vjeçarja Valbona Çarçani që u ekzekutua me thikë në rrugë nga bashkëshorti edhe pse kishte një urdhër mbrojtjeje. E në shumicën e vrasjeve gratë e kishin një urdhër të tillë, që nuk ishte efikas për sa kohë nuk arriti t'u shpëtonte jetën. Vetëm për këtë vit 700 gra kanë kërkuar urdhër mbrojtjeje, gjysma e atyre që kanë denoncuar dhunën nga bashkëshorti. Në katër vitet e fundit numri i grave të dhunuara është trefishuar duke e çuar mbi 6 mijë shifrën e denoncimeve. Së fundmi, edhe numri i meshkujve që denoncojnë dhunën e bashkëshorteve ka shkuar në 1 mijë. Organizatat joqeveritare kanë nisur një fushatë sensibilizuese kundër dhunës në familje. Ajo do të zgjasë 16 ditë dhe nisi me një marshim të heshtur në dy institucionet kryesore presidenca dhe kryeministria. Sipas të dhënave që nga viti 2008, 4300 gra kanë pësuar dëmtime të renda si pasojë e dhunës sistematike në familje.
Recommended