"Dancing...", shpëton Kastro Zizo dhe Andos - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka qenë një surprizë finalja e mbrëmjes së dytë të "Dancing with the Stars"! Atëherë kur pritej largimi i njërit prej dy konkurrenteve më pak të votuar nga juria dhe publiku, Ilir Shaqiri ka vendosur t'i shpëtojë ata. Andos dhe Kastro Zizo u vunë përballë njeri-tjetrit me tango dhe rock and roll. Por, mes te dyve edhe pse nuk pati eleminime, Kastro duket se e mori këtë surprize me më tepër sportivitet. Me herët shoë me patentë ndërkombëtare, në edicionin e tij të katërt në Vizion Plus solli performancën e të 12 personazheve vip në gjini të ndryshme të kërcimit që nga valsi, tango, mambo apo rumba e cila iu bashkangjit zhanreve të tjera të garës së yjeve. Bashke me vlerësimin e jurisë dhe batutave me konkurrentet këtë mbrëmje u shtua si pjesë e spektaklit dhe një tjetër juri. Ylljet Aliçka, Iris Luarasi dhe Blendi Salaj ishin "mbrojtësit" e personazheve vip. Me shpëtimin nga eleminimi të Kastro Zizos apo Andos, mbrëmja e të hënës që vjen i rivendos përsëri të 12 yjet në garë, por nëse i larguari do të jetë njeri prej të dyve apo një tjetër vip, kjo mbetet për t'u pare.