Gjinushi e përmbaruesit, padi e kundërpadi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konflikti për ndërtesën ku ndodhet selia e Partisë Socialdemokrate, ka vijuar këtë të mërkurë në deklarata, ku palët thonë se do ta zhvendosin betejën ligjore drejt prokurorisë. Skënder Gjinushi thotë se do të kallëzoje penalisht drejtorin e përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave që ka përfshirë këtë godine te subjektet që kap akti normativ për banesat e ish-pronareve si dhe gjyqtaren Fatime Decolli qe ka dhëne urdhrin për ekzekutimin. Gjinushi ka treguar dhe një dokument të firmosur nga ministrja Eglantina Gjermeni, të datës 9 tetor 2013 ku i kërkohet drejtorit të entit të mos përfshijë këtë godinë te banesat që preken nga akti i ish-qeverisë Berisha. Nga ana tjetër, pasi ka qëndruar për rreth 10 ore i shoqëruar ne polici, përmbaruesi privat Baftjar Nela, thotë për Vizion Plus se do kallëzoje penalisht për shpërdorim detyre, zyrtaret e policisë se Tiranës dhe kryetarin te Partisë Social Demokrate, Skender Gjinushi, te cilët nuk lejuan te zbatohej vendimi i Gjykatës. Ndërkohë Ministria e Brendshme thotë se nga ana e përmbaruesit Nelaj, nuk është depozituar asnjë kërkese për mbështetje ne kryerjen e ekzekutimit te vendimit duke shtuar se ndërhyrja e Policisë se Shtetit ka qene e bazuar ne ligj dhe është realizuar vetëm pas konfrontimit te palëve.

Recommended