Konkurs bukurie me... Bebe - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është një faqe e marre nga rrjeti social Facebook nen titullin "Miss dhe Mister Bebi"! E hapur për publikun, kushdo qe navigon ne internet, mund te postoje por edhe te shoh lehtësisht ne kete faqe dhjetëra fotografi fëmijësh shqiptare, kryesisht vajza. Te ngjashme me kete faqe ka edhe te tjera, te gjitha me qellim realizimin e nje konkursi bukurie per fëmijë. Por, a jane te shëndetshme keto lloj kompeticionesh, te cilat janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit?! Per psikologen e fëmijëve Orjola Pampuri, fenomeni është shqetësues, pasi jo vetem promovon tek vajzat e vogla imazhin e femrës kukull, por përmes rrjeteve sociale keta fëmije jane preh e lehte e pedofilëve. Rudina Hoxha, ka organizuar per here te pare ne vitin 2006 nje konkurs te ngjashëm ne Shqipëri. Ajo thote se nuk është kundër garave te tilla, pasi ato sipas saj, promovojnë talente. Por, per ish-organizatoren, ka nje ndryshim mes konkurseve serioze dhe publikimit pa kriter ne rrjete si Facebook. Ndalimi i organizimit te konkurseve te bukurisë për fëmije është një çështje qe has prej vitesh debat kudo ne bote. Franca është nje prej atyre shteteve, qe ka marre masa për t'i bere te paligjshme këto aktivitete te cilat i ekspozojnë se tepërmi fëmijët ndaj ngacmimeve seksuale. Një debat i tille tashme po zhvillohet edhe ne SHBA.

Recommended