Shkodër, ish të përndjekurit kërkojnë dëmshpërblimet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish të përndjekurit politikë në qarkun e Shkodrës kanë shprehur zhgënjimin për mospërfundimin e procesit të dëmshpërblimeve. Në mbyllje të mandatit të dytë të së djathtës të përndjekurit politikë thonë se nuk është zbatuar ligji për marrjen e dy kësteve të premtuara. Sipas kreut të shoqatës Zenel Drangu, ky proces duhej të kishte përfunduar pasi një pjesë e madhe e përfituesve tashmë nuk jetojnë më. Ndërsa partia Socialiste ne programin e bere publik 1 dite me pare përmbledh vetëm ne këto 17 rreshta gjithë çështjen e dëmshpërblimit te te përndjekurve. Ne këtë paragraf vijohet me logjiken e premtimeve elektorale kompensimet, por nuk ka detaje konkrete si dhe kur do te arrihet kjo. "Ne marrim përsipër t'i japim fund hipokrizisë dhe abuzimit njëzetvjeçar me të përndjekurit politikë. Ne do të bashkëpunojmë me ta për ta mbyllur me dinjitet plagën e hapur të moskompensimit të tyre. Skema jonë e re e kompensimit për të përndjekurit politikë do të zgjerojë grupin e përfituesve dhe do të zbatojë një shpërblim progresiv, në varësi të viteve të dënimit dhe moshës aktuale të ish të përndjekurve". Qarku i Shkodrës numëron 601 të pushkatuar 450 prej të cilëve nuk kanë varr,136 të vdekur ndër burgje, 2848 të burgosur politik dhe 3000 familje të internuara.