Vere 2013, me shume pushime - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht krizës ekonomike qe ka mbërthyer te gjithë boten, kryesisht Europen dhe situatën ne vendet e Lindjes se Mesme, duket se turizmi këtë sezon veror ka njohur vetëm rritje. Sipas një raporti te Organizatës Botërore te Turizmit, numri i turisteve ndërkombëtare është rritur këtë sezon veror me 5.2% ne krahasim me një vit me pare apo thëne me thjesht, këtë vit kane pushuar 500 milionë persona me shume. Rritjen me te madhe te numrit te turisteve te huaj e kane shënuar vendet e Europes, kjo për shkak edhe te çmimeve me te ulëta ne krahasim me vendet e Amerikës Latine apo ato aziatike. Pavarësisht thirrjeve te vazhdueshme te ambasadave te huaja për te mos kaluar pushime ne Egjipt për shkak te protestave qe kane mbërthyer vendin prej muajsh, numri i turisteve te huaj kryesisht atyre gjermane, është rritur ne periudhën qershor-gusht me 12.9%. Sipas OBT-se, vendi me i lire ne ketë sezon veror ne Europe, e qe ka tërhequr turistet e huaj, ka qene kryeqyteti bullgar Sofia, ku me 158 dollarë dita mund te kaloje pushime perfektë e pas saj Italia. Ndërsa metropoli me i shtrenjte, ishte Oslo ne Norvegji, ku dita mund te te kushtoje jo me pak se 600 dollarë. Ne krize apo jo, duket se gjithkush e ka gjetur mundësinë për disa dite pushime.

Recommended