Fshatrat buzë Prespës pa turizëm - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga shtatë fshatra që ka komuna Pustec në Korçë pesë prej tyre lagen nga ujërat e liqenit të Prespës. Nëse kjo vendosje gjeografike do të ishte në një tjetër vend do të ishte një destinacion turistik për pushuesit, që do të sillte të ardhura për banorët e zonës. Por në Shqipëri kjo zonë e pasur është lënë jashtë çdo plani zhvillimor. Banorët i janë drejtuar bujqësisë e blegtorisë, pasi për turizmin nuk ka asnjë investim. Kjo tabelë ne hyrje te fshatrave te komunës Pustec tregon se shume afër ndodhet plazhi i Zaroshkes, vetëm 30 km larg nga qyteti i Korçës. Pasi mbërrin në plazhin e Zaroshkës me shumë mundim konstaton se ai vetëm emrin e ka të tillë. Kallamishtet kanë mbuluar gjithçka pa lënë hapësira për pushuesit e paktë, që i kanë mbetur kësaj zone. E vetmja nismë që është marrë nga Teodor Drini për krijimin e një plazhi me rërë të sjellë nga vende të tjera pranë plazhit të Zaroshkës në fshatin Pojan është ndaluar nga komuna, pasi nuk ishte marrë leje. Në pamundësi për të bërë plazh në këto zona të rralla për nga bukuritë natyrore, vizitorët vijnë në Zaroshkë vetëm për të shijuar kulinarinë dhe specialitetin e veçantë të tavës me krap. Komuna Pustec në vazhdimësi ka bërë të ditur se nuk ka fonde për pastrimin e kallamishteve në liqen pasi ky është një proces që buxheti nuk e përballon.

Recommended