Kujdes me Bukën ... - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një vëzhgim të "Vizion +" në dyqanet dhe furrat e bukës së Tiranës u konstatuan probleme serioze me cilësinë e bukës që konsumojmë dhe mungesën totale të kontrollit të autoriteteve. Krejt ndryshe situata në Strugë, ku buka nuk shitet në qese plastike, nuk përdoret vaj i ricikluar dhe nuk teprohet në përdorimin e majasë....Të hamë apo të ushqehemi? Kjo është pyetja klasike që duhet ti bëjmë vetes sonë ne çdo vakt qe konsumojmë. Ne e konsumojmë shumë bukën, aq sa kur jemi duke ngrëne një vakt themi: "po hamë bukë".Por a dimë ne të dallojmë cilësinë e bukës që konsumojmë? Me kamerën tonë shkuam ne një nga prodhuesit e bukës ne Tirane, që zanatin e furrxhiut e ka trashëguar në breza. Së bashku me Avni Nelën krahasuam dy bukë të zeza dhe dy te bardha për të kuptuar me mire cilën duhet të blejmë."Po t'i vesh re këto dy bukë, buka e zezë ka disa cifla të vogla që janë si hime, pra janë ato të bukës origjinale të zezë. Dhe nëse vë re një bukë tjetër që është e bardhë, ajo nuk ka asnjë shenjë të himes, por ka pore shumë të mëdha dhe lidhjet e saj nuk janë elastike, shkërmoqet, dhe i bien thërrimet. Buka e bardhë ka një tjetër hapje nga ajo e zeza, është me kore të fortë dhe të thatë. Nëse e shtyp bukën e zezë ajo shkon në vendin e saj pra në pozicion".Prodhimi i bukës kalon përmes disa procedurash, duke nisur nga gatimi i brumit, masat që buka të mos myket nga temperaturat e larta dhe pjekja e saj. I gjithë procesi shkon nga 6-8 orë, nëse zbatohen standardet e duhura. Disa preferojnë bukën e bardhë disa të tjerë atë te zezën. Por te kjo e fundit ekziston rreziku i përdorimit te ngjyruesve.Bukëpjekësi Nela thotë: "Po ti vëmë re nga afër dallon brumi i bukës së zezë nga ai i bardhë. Ai dallon nga ngjyra dhe nga diferenca e përmbajtjes së himeve që përmendem pak më lart".

Recommended