Ndotja masive nga makinat e vjetra - Vizion Plus - News, Lajme

  • 8 years ago
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
http://www.vizionplus.tv

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Tirana numëron sot rreth 140 mijë makina të regjistruara. Mosha mesatare e këtyre mjeteve është 15 vjeç, ndërkohë që në BE kjo shifër është 6 vjeç. E thënë ndryshe, vjetërsia e makinave ndikon direkt në ndotjen masive të mjedisit ku në jetojmë. Shpetim Cami, ekspert dhe ish-drejtor i shërbimit të Transportit Rrugor shprehet se privatizimi që ju bë para disa vitesh kontrollit teknik të mjeteve nuk solli asnjë ndryshim, duke e bërë kryeqytetin një vend ku bloza e çliruar nga makinat të rrezikon jetën. Të dhënat për vjetërsinë e makinave në fakt përputhen edhe me statistikat e mjekëve. Silvana Bala, shefe e klinikës së pneumonologjisë, pohon se vitet e fundit ka një rritje të pacienteve me moshë të re, që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive, pikërisht si pasojë e ndotjes. Por, sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo situatë, përgjysmimi që iu bë taksave të automjeteve nxiti më tepër përdorimin e makinave të vjetra. Kjo është një tjetër arsye pse investimi në një mjet të ri vërtetë është i kushtueshëm për xhepin, por mjaft i rëndësishëm për jetën. E në këtë panoramë ndotjeje nga automjetet, sot të gjithë vihemi para dilemës nëse duhet të mbyllim xhamat apo të ndërrojmë rrugë kur përpara nesh ndalon një kamion që nxjerr dukshëm tym të zi. Por a është kjo masa e vetme që kemi në dorë?

According to official data from the General Directorate of Road Transport Services, Tirana today numbers about 140 thousand registered vehicles. The average age of these vehicles is 15 years, while in the EU the figure is 6 years. In other words, the age of the car directly affects the massive pollution of the environment where we live. Cami rescue expert and former director of the Road Transport Service says that privatization was made several years before technical control of vehicles brought no change, making the capital a place where soot emitted from cars to endanger life. Data on the age of the car in fact comply with the statistics of doctors. Silvana Bala, chief of clinical pneumonologjisë, says that in recent years has increased in young patients who suffer from lung diseases, namely as a result of pollution. But if all this was not enough situation, halving made ??to the vehicle tax urged more use of old cars. This is another reason why investing in a new tool is really costly for the pocket, but very important for life. And in this panorama pollution from vehicles, today all placed before the dilemma of whether to close the windows or change the path before us a truck stop black smoke visible issue. But is this the only measure we have at hand?

Recommended