Ministria e Financave: Tatimet të rrisin gjobat - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Rënia e të ardhurave në buxhetin e shtetit më e madhja në dhjetë vitet e fundit ka detyruar ministrinë e Financave të rritë vigjilencën për mbledhjen e taksave. Kështu, sipas një udhëzimi nga kjo ministri, të publikuar në fletoren zyrtare, që prej datës 3 qershor drejtoria e tatimeve duhet të marrë parasysh rritjen e penaliteteve për bizneset që fshehin të ardhurat apo nuk deklarojnë numrin e punonjësve. Çdo subjekt i tatueshëm i cili nuk lëshon kupon tatimor gjobitet me 200 mijë lekë, për rastin e parë të konstatimit të shkeljes, dhe më pas ky penalizim rritet më tej në varësi të herës që është shkelur. Në këtë udhëzim ministria e financave urdhëron për herë të parë që bizneset të deklarojnë të gjithë të punësuarit e tyre, edhe ata që janë pjesë e familjes së sipërmarrësit dhe që rezultojnë si të vetëpunësuar, pasi nëse kapen me mosdeklarime të stafit të plotë gjoba shkon në deri në 500 mijë lekë të rinj. Mes të tjerash penalizimet në këtë udhëzim rriten edhe për subjektet të cilat janë bllokuar dhe rihapin aktivitetin e tyre pa leje, duke u dënuar deri në konfiskim të mallit. Në 5 muajt e parë të vitit tatimet dhe doganat mblodhën 10 miliard lekë më pak taksa se një vit më parë, ndërsa krahasuar më planin që parashikohej të realizohej rënia ishte 7 miliard. Thellimi i defiçitit buxhetor për shkak të rritjes së shpenzimeve ka vënë në situatë të vështirë buxhetin e shtetit, ku një pjesë e mirë e tij tashmë po financohet me borxh. Të kontaktuar nga vizion plus, administrata e drejtorisë së tatimeve është shprehur se nuk e ka ajo në dorë pjesën e politikave për penalitetet e biznesit, por rritja e gjobave synon zbehjen e informalitetit. Sipas tatimeve, pesha që kanë në të ardhurat nga gjobat zë një përqindje minimale në buxhetin e shtetit.

The decrease in revenues in the state budget, the largest in the last ten years has forced the Ministry of Finance to increase vigilance for tax collection. Thus, according to an instruction from the ministry, published in the Official Gazette, dated June 3, since the tax department should consider increasing the penalties for businesses that do not hide income or declare the number of employees. Any taxable entity which does not issue tax voucher fined 200 thousand for the first case of violation is determined, and then the penalty increases further depending on the quotient that is violated. In this direction finance ministry for the first time ordering businesses to declare all their employees, even those who are part of the family of entrepreneurs and the resulting self-employed, as if caught by declaring full staff goes fine up to 500 thousand young. Among other things, this guidance increased penalties for entities that are trapped and reopen their illegal activity, being sentenced to confiscation of goods. In the first five months of taxes and duties collected 10 billion less in taxes than a year ago, and compared the plan to realize anticipated decline was 7 billion. Deepening budget deficit due to i...

Recommended