BB e FMN: Borxhi, shqetësues - Vizion Plus - News - Lajme

  • 8 years ago
Rritja e borxhit publik deri në kufijtë 62 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, është një rrezik potencial për financat e Shqipërisë. Duke analizuar situatën ekonomike në vendet e Europës dhe Azisë, gjatë takimit të pranverës në Uashington, dy institucionet më të rëndësishme financiare në botë, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, shprehin shqetësim për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit.
Sipas Bankës Botërore dhe FMN-së, për rajonin tonë, përjashtim bën vetëm Turqia. "Që prej nisjes së krizës, borxhi publik është rritur në pjesën më të madhe të rajonit, përveç Turqisë. Mesatarja e borxhit publik për Europën Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor, është rritur nga 28.3 për qind në vitin 2008, deri në 45.5 për qind më 2012-ën. Borxhi publik, 76 për qind për Hungarinë, 62 për qind për Shqipërinë, apo 56 për qind për Serbinë..., është një rrezik potencial në këta vende dhe përbën një barrë të rëndë për financat e tyre." Sipas këtyre institucioneve, rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës do të vijojnë me ritme të ngadalta, si pasojë e efekteve të krizës në rajon. Ashtu siç është bërë e ditur dhe më parë, FMN dhe Banka Botërore parashikojnë një rritje prej 1.6 për qind të ekonomisë shqiptarë përgjatë 2013-ës.

The growth of public debt to 62 percent margins of GDP, is a potential threat to the finances of Albania. By analyzing the economic situation in the countries of Europe and Asia, during the spring meeting in Washington, the two most important financial institutions in the world, the World Bank and the International Monetary Fund, expressed concern for Albania and the Balkans.
According to the World Bank and the IMF, to our region, only Turkey exception. "Since the start of the crisis, public debt has increased in most of the region except Turkey. Average public debt for Central Europe and the Western Balkans, has increased from 28.3 percent in 2008 to 45.5 percent in 2012. Public debt, 76 percent for Hungary, 62 percent in Albania, or 56 percent of Serbia ... is a potential risk in these countries and constitutes a heavy burden on their finances. "In these institutions, economic growth and the creation the job will continue at a slow pace, due to the crisis in the region. As has been pointed out earlier, the IMF and the World Bank forecast a 1.6 percent increase from the Albanian economy during 2013.