Levizjet e pritshme ne bashki - Vizion Plus - News - Lajme

  • 8 years ago
Furtuna e shkarkimeve nga puna pas largimit te LSI-se nga koalicioni qeveritar nuk ka zbritur ende ne pushtetin vendor. Ne bashkinë e Tiranës, pavarësisht ankthit qe ka përfshire 20% te punonjësve te cilët janë përkrahës te LSI-se, deri tani ka pasur vetëm sinjale për largime. Madje burime zyrtare pranë Bashkise se Tiranës konfirmojnë se nënkryetari Petrit Vasili si dhe 7 drejtore te drejtorive qe i përkasin Lëvizjes Socialiste per integrim, vijojnë normalisht punën.
Ky fakt konfirmohet edhe nga kryetari i LSI per Tiranën Shezai Rrokaj, njëherësh kreu i grupit te qesja force ne këshillin bashkiak. Por nëse përçarja politike PD- LSI do te reflektohet edhe ne pushtetin vendor me largime masive nga puna, Rrokaj deklaron se forca e tij do te reagoje deri me qëndrime politike. Ashtu si dhe një dite me pare ne mbledhjen e këshillit bashkiak te Tiranës, kreu i këshilltareve te LSI-se deklaroi se pese kartonët e anëtareve do te jene pro ose kundër ne varësi te drafteve, por gjithmonë ne favor te qytetareve te Tiranës. Ashtu si ne pushtetin qendror edhe ne atë vendor 20% e administratës është LSI-se. Ne bashkinë e Tiranës nje nga postet e nënkryetarit dhe 7 drejtori apo ndërmarrje mbahen nga përfaqësues te ardhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Një dite me pare ne mbledhjen e këshillit bashkiak ashtu si dhe me pare, LSI bashkoi votat me demokratet per te miratuar te projektvendimet e rendit te ditës.

Recommended