Mësuesit, "fushate" ne shkolla - Vizion Plus - News, Lajme

  • 8 years ago
Mësuesit e shkollave 9-vjeçare kane nisur vete një fushate sensibilizuese për rrezikun qe u kanoset fëmije nga abuzuesit, nisur nga rasti i Përrenjasit. Edhe pse kane ore te veçanta ku flitet për trafikimin mësuesit janë përpjekur tu shpjegojnë nxënësve qe te kenë kujdes nga njerëz qe nuk i njohin me pare ose qe vene re se po përpiqen ti joshin.
Pavarësisht viteve ku jetojmë, ne Shqipëri ende është ngerç qe fëmijëve te vegjël tu flitet per tema qe kane te bëjnë me seksin apo me tej me abuzimet seksuale. Madje ata edhe pse 10 apo 12 vjeçar nuk i njohin shume terma qe madje i bëjnë edhe te jene te ndrojtur. Mesuesit pohojnë se hapin vete biseda te tilla pasi ne lendet qe bëhen ne shkolle gjerat nuk thuhen kaq hapur. Çdo shkolle ka edhe një psikolog, por ne këtë moshe ata nuk mund ti drejtohen vete derës se tij, kështu qe procedura kalon përmes prindërve. Sipas psikologeve ngjarjet e fundit po tregojnë se si ne familje ashtu edhe ne shkolle me mire do te ishte nje bisede e hapur sot, sesa nje fund tragjik neser.

Recommended