Maqedoni, zgjedhjet lokale drejt shtyrjes - Vizion Plus - News - Lajme

  • 8 years ago
Kriza politike që ka përfshirë Maqedoninë, mund të bëjë që vendi fqinj të shtyjë zgjedhjet lokale të parashikuara më 24 mars. Sipas mediave maqedonase, zërat për shtyrjen e zgjedhjeve vijnë nga radhët e opozitës, të cilët theksojnë se kjo mund të arrihet me kompromis mes palëve. Një deputet opozitar në Parlamentin e këtij vendi ka thënë për agjencinë e lajmeve "INA" se pritet të caktohet një datë tjetër gjatë tremujorit të dytë të vitit. Me këtë shtyrje, opozita maqedonase synon që në të njëjtën ditë të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Megjithatë, ata e arsyetojnë nismën me faktin se tashmë nuk ka më kohë për organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe se nuk janë bërë përgatitjet e duhura. Kompromisi mes mazhorancës dhe opozitës në Maqedoni pritet të arrihet me ndërmjetësimin e komisionerit për Zgjerim të BE-së, Stefan Fyle, i cili më 19 shkurt ka paralajmëruar një vizitë në Shkup. Fyle do të kërkojë kompromis dhe nxitjen e dialogut politik për caktimin e datës së re për zgjedhjet dhe kryerjen e parapërgatitjeve të nevojshme.

Political crisis that has swept Macedonia, can cause the neighboring country to postpone local elections set on March 24. According to the Macedonian media, calls for postponement of the elections come from the ranks of the opposition, who point out that this can be achieved with a compromise between the parties. An opposition MP in the Parliament of this country told the news agency "INA" that is expected to set a date in the second quarter of the year. With this extension, Macedonian opposition aims in the same day to be held early parliamentary elections. However, they argue the initiative with the fact that now there is no more time to organize these elections and that they are not making the necessary preparations. Compromise between the majority and the opposition in Macedonia is expected to be achieved through the mediation of the EU Commissioner for Enlargement, Stefan Fule, who on February 19 announced a visit to Skopje. Fule will require compromise and promoting political dialogue for setting the new date for the elections and making the necessary arrangements.

Recommended