Kamëz, kaos neper shkolla - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Nxënësit në shkollën 9 vjeçare dhe të mesme të qytetit të Kamzës janë detyruar që t'i tregojnë mësuesve numrin e anëtarëve të familjes si dhe qëndrën ku shkojnë familjarët e tyre për të votuar. Në një denoncim për mediat, banorët janë shprehur të shqetësuar lidhur me mënyrën se si institucionet arsimore po përdorin nxënësit për qëllime politike. Por përveç këtij problemi, ka disa javë që shkolla nxjerr jashtë mësimit nxënës të të gjitha klasave, nëse ata nuk sjellin çertefikatën e lindjes, të cilën mund ta marrin vetëm pasi të kenë paguar taksën e gjelbërimit pranë bashkisë. Banorët kanë gjetur edhe mbështetjen e opozitës, ku përfaqësues të saj u shprehën se shumë shpejt shkaktarët e kësaj situate do të vihen para përgjegjësisë. Të kontaktuar nga Vizion Plus, drejtues të bashkisë së kamzës nuk kanë dhënë asnjë sqarim lidhur me këtë çështje.

9-year-old school pupils and middle Kamza city are required to indicate the number of teachers and the center where family members go to their family members to vote. In a report of media, residents expressed concerned about how educational institutions are using students for political purposes. But in addition to this problem, there are some weeks that eject schools teaching students of all classes, if they do not bring çertefikatën of birth, which can take only after they have paid the greenery at the municipality. Residents have found the support of the opposition, where its representatives said that very soon the causes of this situation will be held accountable. Contacted by Vizion Plus, Kamza municipality leaders have not given any explanation on this matter.