Bie prodhimi i energjisë - Vizion Plus - News - Lajme
  • 8 years ago
Fundi i sezonit të verës ka shënuar edhe një ulje të konsiderueshme të prodhimit të energjisë elektrike në vend. Kështu, si pasojë e mungesës së reshjeve për një periudhë të gjatë Fierza ka arritur në nivelin minimal prej 276 metrash, me prurje të cilat nuk kalojnë më shumë se 30 m3/s, ndërkohë që komani dhe vau i dejës shënojnë një nivel përkatësisht prej 172 dhe 74.5 metrash. Megjithatë edhe pse prodhimi i energjisë ka rënë ndjeshëm konsumi ka mbetur pothuajse në të njëjtat nivele që ka patur edhe gjatë periudhës së dimrit duke arritur mesatarisht një konsum ditor prej 20 milion kilovat orësh, çka ka detyruar kompaninë e shpërndarjes së energjisë të rritë më tepër importin gjatë kësaj periudhe. Sektori i energjisë përgjatë këtij viti është përballur me një rënie të prodhimit nga ana e burimeve hidrike, çka ka përkeqësuar më tej bilancin e energjisë elektrike. Kështu sipas INSTAT për 6 muajt e parë të këtij viti prodhimi i energjisë ka shënuar një ulje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku rënia më e madhe prej 20% ka qenë për energjinë e prodhuar nga hidrocentralet, që përbën edhe pjesën kryesorë ku mbështet sistemi elektroenergjitik në vend. Po kështu edhe një pjesë tjetër e cila ka dhënë goditje në këtë sektor janë edhe humbjet në rrjet të cilat janë rritur me 50% për këtë gjashtëmujor, në një kohë që eksporti ka qenë në nivele minimale.

End of summer season also marked a significant reduction of electricity production in the country. Thus, due to the lack of rainfall for a long period Fierza has reached the minimum level of 276 meters, with a flow that does not spend more than 30 m3 / s, while the Koman and Vau i Dejës mark or level of 172 and 74.5 meters. However, although production has significantly decreased energy consumption has remained almost at the same level it had during the winter period, reaching an average daily consumption of 20 million kilowatt hours, which has forced electricity distribution company more boost imports during this period. The energy sector during this year is facing a decline in production from hydro resources, which has further worsened the balance of power. Thus, according to INSTAT for the first 6 months of this year has seen a decrease energy production by 16% compared with the same period a year ago where the largest decline of 20% was for electricity generated from hydropower, which accounts for the main part which supports the power system in the country. Likewise, another part which has given shock in this sector are losses which increased by 50% for the first half, at a time when exports were minimal.