PS: Emigrantet te votojnë! - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Ndërsa forcat politike pritet të nisin betejën elektorale për zgjedhjet parlamentare te 2013, Partia Socialiste do të ringrejë në parlament çështjen e votës së emigranteve, e cila u la jashtë kodit të ri zgjedhor. Sekretari për emigracionin ne selinë rozë, Erion Veliaj pohon për Vizion Plus se vota e tyre është e rëndësishme dhe një nga mundësitë që ata të jenë pjese e vendimmarrjes, është shtimi i një neni ne kodin zgjedhor përmes një amendamenti qe po hartohet. Veliaj shton se PS e ka patur gati propozimin për votën e emigranteve, që është i përfshire edhe në programin politik të PS. Ai është votimi me poste. Sekretari për emigracionin, e ka cilësuar si jo të vërtete deklaratën e kryeministrit Berisha I cili premtoi se do te garantoje te drejtën e votës për emigrantet. Sipas tij, Berisha nuk ka interes që kjo pjese e shoqërisë shqiptare të jete pjese e zgjedhjeve.

While political forces are expected to launch election battle for 2013 parliamentary elections, the Socialist Party will restore parliament emigrant vote issue, which was left out of the new electoral code. Secretary for Immigration seat pink, Erion Veliaj claims for Vizion Plus their vote is important and one of the options that they are part of decision-making, is the addition of a provision in the electoral code through an amendment was being drafted. Veliaj adds that PS has been about the immigrant vote proposal, which is included in the political agenda of the PS. He is voting by mail. Secretary for Immigration, has described as untrue statement of Prime Minister Berisha who pledged to guarantee the right to vote for immigrants. According to him, Berisha has no interest in this part of the Albanian society to be part of the election.

Recommended