Ne perlën e jugut, Butrint - Vizion Plus - News - Lajme

  • 8 years ago
Mozaiku i pallatit te trikonkes është zbulimi me i fundit ne Parkun Kombëtar te Butrintit. Ai klasifikohet nder me cilësorët dhe spektakolaret te gjetur deri tani dhe është pjese e Pallatit te Trikonkes. Arkeologet mendojnë se mozaiku është ndërtuar ne shekullin 5-6 dhe i përket periudhës romake te vone. Ky zbulim i shtohet pasurisë se rralle te një prej qyteteve antike me interesante, qe shtrihet ne skajin jugor te vendit. Butrinti është padyshim destinacioni me tërheqës për çdo pushues te huaj qe viziton Shqipërinë. Frekuenca e vizitave arrin kulmin ne muajt e verës, qe gërsheton turizmin e ujit me kërshërinë dhe dëshirën për tu njohur me te kaluarën. Drejtori i Parkut, Rajmond Kola, te cilin e gjejmë duke i shtuar gjelbërimit te këtij oazi edhe një palme tjetër, na thotë se ne një vit ne Butrint mbërrijnë mbi 30 mije vizitore. "Çdo qytetar shqiptar mund ta vizitoje Butrintin për vetëm 300 leke, ndërsa te huajt paguajnë pak me shume, një bilete 5 euro, gjithsesi shume me lire se parqet ne vendet përreth," na thotë drejtori Kola. Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarë dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë i kripur dhe gjysmë i ëmbël. Midhjet e rritura ne rezervatet e liqenit shërbehen ne gjithë bregdetin jonian. Pranë qytetit të Butrintit, ndërsa rruga të çon në skajin më jugor të Shqipërisë, në Konispol, vetëm pak metër larg detit, ndodhet një tjetër kala ajo e Ali Pashë Tepelenës. Ajo u ndërtua për të përballuar rezistencën franceze, te cilët pasi morën nën kontroll Korfuzin kërkuan të depërtonin në qytetin e Butrintit si një pasuri e madhe arkeologjike. Butrinti fitoi statusin Park Kombëtar ne vitin 1948 dhe u përfshi me pas ne pasuritë botërore, te mbrojtura nga UNESCO.

Mosaic trikonkes palace is the latest discovery in the Butrint National Park. It is classified among the most spectacular quality and found so far and is part of the Palace of Trikonkes. Archaeologists think that the mosaic was built in 5-6 century and the late Roman period. This discovery adds to a wealth of rare ancient towns with interesting, that lies at the southern edge of the country. Butrint is undoubtedly attractive destination for any foreign tourists visiting Albania. Frequency of visits reaches its peak in the summer months, water that combines tourism with curiosity and desire to become acquainted with the past. Park Director, Raymond Kola, which is found by adding greenery to the oasis and a palm rest, tells us that in a year in Butrint arrive on 30 thousand guests. "Every Albanian citizen can visit Butrint for only 300 Lek, while foreigners pay a little more, a 5 euro ticket, however, much cheaper than the parks in the surrounding countries," says the director Kola us. Archaeological Site of Butrint National Park has an area of ??15 hectare...

Recommended