BSH: Ekonomia ne rënie - Vizion Plus - News - Lajme
  • 8 years ago
Pas paralajmërimeve te institucioneve ndërkombëtare, por edhe eksperteve se ekonomia është prekur nga kriza, tashme është Banka e Shqipërisë ajo qe e konfirmon këtë fakt. Sipas institucionit me te larte monetar, Prodhimi i Brendshëm Bruto gjate tremujorit te fundit te 2011 është vetëm 0.5%, nivel i ulet ky ne raport me parashikimin, njësoj sa ne tremujorin e dyte te viti qe lame pas. Sipas te dhënave zyrtare, kjo situate ka ndodhur si pasoje e rënies se konsumit nga ana e individëve, si për mallra dhe shërbime, ashtu edhe për kredi. Në mënyrë të vazhdueshme Banka e Shqipërisë ka bërë apel që qytetarët të rritin konsumin pasi kohët e fundit shqiptarët janë stepur duke shfaqur frikë në shpenzimet. Ndërkohë, pas parashikimit te FMN se rritja ekonomike këtë vit pritet te jete vetëm 0.5 për qind, ekspertët dhe opozita mendojnë për një rishikim të buxhetit. Si Fondi Monetar Ndërkombëtar, ashtu edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim kane dhënë një parashikim të përkeqësuar për ekonominë e vendit gjatë këtij viti.

After warnings of international institutions, but also experts that the economy is affected by the crisis, now is the Bank of Albania, what confirms this fact. According to the highest monetary institution, Gross Domestic Product during the last quarter of 2011 was only 0.5%, the lowest level compared to the forecast, just as in the second quarter of the past year. According to official data, this situation has occurred due to the collapse of consumption by households, as for goods and services, as well as loans. Steadily Bank of Albania has appealed to citizens to increase consumption as recently deter Albanians are displaying fear in expenses. Meanwhile, the IMF predicts that economic growth this year expected to be only 0.5 percent, experts and opposition think of a budget review. As the International Monetary Fund and the European Bank for Reconstruction and Development have provided a forecast for the economy deteriorated during the year.
Recommended