"Turandot" premiere ne TKOB - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Historia e dashurisë së princit Kalaf për princeshën e ftohtë Turandot është ngjitur në skenën e teatrin e operës dhe baletit nën interpretimin e Eva Golemit dhe Armando Kllogjerit. Opera "Turandot', e kompozitorit italian Puccini, është sjelle për publikun kryeqytetas nën regjinë e italianit Nicola Zorzi, i cili ka thjeshtëzuar madhështinë e skenave gjigante ku është luajtur shfaqja me shumë personazhe, duke i kushtuar më shumë vëmendje dramës që mbart vepra. Historia e dashurisë së Puçinit, ngjarjet i zhvillon në Kinë, në një kohë legjendare kur princi Kalaf, i dashuruar pas Turandot, për t'u martuar me të duhet të gjejë tre gjëegjëza. Çdo përgjigje e gabuar do të thoshte vdekje. Kalafi e kalon provën, por princesha Turandot heziton të martohet më të, por ai pranon të vdesë vetëm nëse ajo gjen emrin e tij të vërtetë, "Dashuri". Shfaqja do të ngjitet serish ne skene për publikun ne datat 7 dhe 9 dhjetor.

The story of the prince's love for the princess's cold Calafat Turandot is adjacent to the scene of the opera and ballet theater under the interpretation of Eva and Armando Kllogjerit Golem. Opera "Turandot", the Italian composer Puccini, is brought to the public capital city under the direction of Italian Nicola Zorzi, which has simplified the greatness of the scenes where it is played huge show with many characters, paying more attention to the drama that carries works. Puccini's love story, events in China develops, in a legendary time when Prince Calafat, enamored of Turandot, to be married to have to find three riddles. Every wrong answer will mean death. Kalafi the test passes, but hesitates to marry Princess Turandot most, but he refuses to die only if she finds his real name, "Love". The show will go up again to the public scene in dates 7 and December 9.