"Te ngrihet komisioni për reformën zgjedhore" - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Kreu i prezencës se OSBE ne Shqipëri, Eugen Wollfarth, kërkon ngritjen urgjente te komisionit për reformën zgjedhore. Nëpërmjet një deklarate për mediat shefi i OSBE-se, edhe pse ka përgëzuar partitë politike për negociatat, ka kërkuar te merren hapat konkrete për ngritjen e komisionit te posaçëm parlamentar dhe fillimin e punës për amendimin e ligjit zgjedhor.
Sipas Wollfarth, partitë politike duhet te synojnë miratimin e ndryshimeve te nevojshme ligjore për te pasqyruar te gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR. "Vërej se procesi i reformës zgjedhore ende nuk ka marrë udhë plotësisht. Tani, është koha që t'i hiqet një vijë të shkuarës, në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Tani është koha që partitë politike të mbajnë fjalën, me veprime të vërteta dhe konkrete. Shqipëria ka nevojë urgjente për një reformë zgjedhore. Komisioni duhet të ngrihet sa më shpejt. I përgëzoj të gjitha palët për nivelin e dialogut ndërpartiak që është zhvilluar ditët e fundit. Tani, i nxis të gjithë të bëjnë edhe atë hap të mbetur, në mënyrë që procesi i reformës zgjedhore të mund të fillojë, më në fund," është shprehur Wollfarth. Thirrja e kreut te OSBE Wolfarth vjen ne një moment kur PD dhe PS duket se e kane gjetur gjuhen e përbashkët për hartimin e vendimit për ngritjen e komisionit parlamentar qe do te merret me amendimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet. Pak dite me pare negociatoret e te dy kampeve politike konfirmuan se ne seancën e radhës do te miratohet edhe ngritje e komisionit.

Head of the OSCE Presence in Albania, Eugen Wollfarth, requires urgent establishment of the commission on electoral reform. Through a statement to the press chief of the OSCE, although political parties congratulated for negotiations, asked to take concrete steps to establish the special parliamentary committee and begin work on amending the electoral law.
According Wollfarth, political parties must seek the approval of the legal changes necessary to reflect all the recommendations of OSCE / ODIHR. "Note that the electoral reform process has not yet fully underway. Now, it is time to remove a line of past, in the interest of all Albanian citizens. Now is the time for political parties to keep their word, with real and concrete actions. Albania has an urgent need for electoral reform. Commission should be established quickly. I congratulate all parties on the level of inter-party dialogue that has developed recently. Now, I urge everyone to do even that step left, so that the electoral reform process can begin, at last, "said Wollfarth. Head of OSCE Call Wolfarth comes at a moment when the DP and SP seem to have found a common language for design decision for the establishment of the parliamentary committee that will deal with the amendment of the legal framework for elections. Few days ago negotiators of the two political camps confirmed that in the next session will also increase the commission approved.

Recommended