Ilaçet e skaduara ne QSUT - Vizion plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Ne dy dhoma te depos se barnave te QSUT-se janë te depozituara me qindra ilaçe te skaduara dhe qe mbahen stok prej me shume se pese vitesh.
Asgjësimi i medikamenteve qe i përkasin një kategorie te madhe sëmundjesh ka mbetur peng i bashkëpunimit mes te paktën pese institucioneve shtetërore. Drejtori i spitalit "Nene Tereza" ne një reagim për deklaratat e një dite me pare te ministrisë se shendetësië pohon se behet fjale për këtë kontingjent ilaçesh te skaduara. Drejtori Ivziku ka mohuar deklarimet e Pellumb Piperos, sipas te cilit këto barna përdoreshin për kurim te pacienteve. Sipas spitalit një mundësi e tille nuk ekziston. Edhe pse gjate kalimit te kohës barnat e skaduar kane ndikim ne mjedis dhe ne shëndetin e njerëzve asgjësimi i tyre vazhdon te zvarritet. Sipas drejtuesve te QSUT duhet bere me pare ndarja e barnave qe do digjen apo groposen. Ministria duhet te lëvroje një fond te posaçëm për eliminimin e tyre. I takon Ministrisë se Mjedisit te kujdeset për ndikimin qe kane këto medikamente te skaduara për vendin ku do te depozitohen. Por para se gjithash duhet qe Bashkia e Tiranes te përcaktoje një vend te përshtatshëm për groposjen e tyre dhe djegien e tyre. E për sa kohe këto institucione do te bëhen bashke për asgjësimin e ilaçeve, numri i tyre vijon te rritet me te tjera qe mund te skadojnë me kalimin e kohës.

Recommended