Corriere della sera: Reportazh për gjakmarrjen - Vizion Plus - News - Lajme
  • 8 years ago
Prestigjiozja italiane, "Corriere della sera" i ka kushtuar një reportazh fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri.
Me titull "Fëmijët e humbur shqiptare, të m
urosur në shtëpi për t'i shpëtuar marrjes se gjakut", gazeta jep një panoramë te qartë të asaj çfarë ndodh në zonat e izoluar te veriut te vendit tone, duke sjellë protagonistë dhe personazhe të angazhuar në procesin e pajtimit të gjaqeve. Gazeta italian shkruan se "nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar. "Në këto 20 vitet e fundit është bërë gjithnjë e më i shpeshtë emigrimi i malësorëve shqiptarë, që braktisin shtëpitë, stanet dhe bagëtitë e tyre në rajonin verior, në kërkim të punës dhe të paqes. Mbi të gjitha të paqes. Nga viti 1991 e deri më sot janë me mijëra personat që janë vrarë, dhe të shumtë fëmijët të cilët si rezultat i ngujimit kanë mbetur analfabetë." Reportazhi citon edhe Kanunin, i cili sipas "Corriere dela sera" mbulon me rregulla të gjitha aspektet e jetës, duke cituar se "gjaku duhet të paguhet me gjak". Një nga ndërmjetësit e pajtimit të gjaqeve, shprehet në reportazh "gjatë viteve të diktaturës nuk ka patur vrasje të tilla, pas rënies së saj rastet janë shtuar". Ndërsa për sekretarin e përgjithshëm te komisionit për drejtësi dhe paqe, Luigji Mila, gjakmarrja është një fenomen tipik i shoqërive ku ligji nuk është mjaftueshëm i fortë dhe për këtë arsye marrëdhëniet në mes familjeve dhe të afërmve janë burimi kryesor i autoritetit."
Recommended