E yo nuk dokna ishona rrugve flow I madhërishëm Ndritshëm si hana e plotë I urti po fol osht zgju prej gjumi Ju qa keni bo? Kurgjo! Krejt n'andrra jetojnë Bot dy dimensionale dështun m'i bo llogaritë Sun e drejtojnë raste t'reja jetesë që çon drejt dështimit (për fat t'keq) S'durohen ndryshimet t'lidht me zinxhir Osht me us thon bre, jon t'lidht me fatin e ranies Rri me sy pamjesh zemrën hyjnore e ofrova jetën n'kto troje Kom vështrim n'horizont rilindas që jeton Jeni t'verbër sun shihni bile vyyn kohë që t'më njihni Ju ngoj shpesh qa po flisni (ngoj shpesh qa po flisni)
Dragoi Jom kthy... për idealin! Bjer n'mend shpëto prej dreqit Shpëto prej vetit, ndjeje man je n'dorë t'keqit N'lojë t'shtetit viin urrejsit si bijtë e territ Lot n'rrugë bonu burrë jetë n'mizerje ke zgjidhje tjetër Nuk osht patjetër t'bohësh i egër e humbe vlerën Ky osht ferri i jetës Gjaku n'vëllezër shërbim për t'zezën jetë e shpejt n'rrota t'vdekjes Njerz për shkelje ven për veten rini për helme drogë biznese Fjalë - urrejtje, n'qytet I krisun t'dokët metro realitet - I shpifun Jetesë e hidhur t'braktisun Fushë gjakderdhjesh njerz gjakpirës E kundërta e t'mirës xhind t'uritur Ndale kohën e yo SOS (a je tu m'ni) shpëtoni njerzt...